Vazhdojnë hetimet kundër FETO-s, operacion ndaj nëpunësve gjyqësorë në Stamboll


E enjte, 22 Shtator 2016

gjykata-anadolu

Stamboll – Në kuadër të hetimeve ndaj Organizatës Terroriste FETO/Struktura e Shtetit Paralel (PDY), është marrë vendimi për arrestimin e shumë nëpunësve në Gjykatën Anadolu në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Në vazhdën e procesit hetimor të drejtuar nga Kryeprokuroria Republikane e Stambollit, ekipet policore kanë filluar mobilizimin për kapjen e të dyshuarve të cilët punojnë në Gjykatën Anadolu të Stambollit dhe për të cilët ishte marrë vendimi për arrest.

Në këtë drejtim, ekipet policore po kryejnë kërkime në zyrat e shumë të punësuarve në këtë gjykatë, në mesin e të cilëve ka edhe administratorë dhe policë gjyqësorë. Analiza gjithashtu po bëhen edhe nëpër kompjuterët e të dyshuarve.

Në ndërkohë, mësohet se disa nëpunës janë arrestuar nga ana e policisë. Njoftohet se të arrestuarit do të dërgohen në Drejtorinë e Departamentit të Rendit Publik pranë Drejtorisë Policore të Stambollit.

Të fundit