Vazhdojnë konfliktet e armatosura në Jemen


E diel, 2 Gusht 2015

SANA – Sipas të dhënave të marra nga burimet e forcave të rezistencës theksohet se në konfliktet e ndodhura në orët e para të mëngjesit në rajone të ndryshme të qytetit Taiz janë vrarë 5 militantë Husi dhe janë plagosur 60 të tjerë.

Njoftohet se 6 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë plagosur në konfliktet mes Lëvizjes Ensarullah (Husi) dhe forcave popullore të rezistencës mbështetës të Presidentit Abdurabbu Mansur Hadi në qytetin Taiz të Jemenit, raporton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të marra nga burimet e forcave të rezistencës theksohet se në konfliktet e ndodhura në orët e para të mëngjesit në rajone të ndryshme të qytetit Taiz janë vrarë 5 militantë Husi dhe janë plagosur 60 të tjerë. Ndërsa nga forcat e rezistencës ka humbur jetën 1 person dhe 10 të tjerë janë plagosur.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në muajin mars në Jemen pati nisur një operacion për parandalimin e përparimit të Husive të cilët ishin në konflikt me forcat e qeverisë. Konfliktet mes Husive dhe grupeve mbështetës të qeverisë janë ende në vazhdim.

Etiketa:
Të fundit