Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vazhdojnë sulmet nga Serbia ndaj Haradinajt

Prizren Post | 12:24 - 31.05.2017

Vulin deklaroi se UNMIK-u duhet ta ndalojë Haradinajn, të cilin e konsideroi madje si një të çmendur që ka shkaktuar gjakderdhje.

“Koha është që ai të ndalet, kjo për hir të serbëve dhe shqiptarëve. BE-ja dhe UNMIK-u duhet ta ndalojnë atë”, tha Vulin. Madje ministri serb shkoi aq larg sa e quajti kandidatin për kryeministër edhe të çmendur. “Vetëm një i çmendur e krahason Vuçiçin me Haradinajn. Ai është një i çmendur që ka shkaktuar gjakderdhje”, ka thënë Vulin.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta ketë Kosova partner Serbinë pasi ai të marrë në dorë drejtimin e qeverisë, Haradinaj u përgjigj:  “Po bon shaka po më duket”.

“Është ofendim që t’i thuash kryeministrit të ardhshëm, ose të nominimit, që ke partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë, por Shqipërinë. Kemi Kroacinë partner, Austrinë, Gjermaninë”, vazhdon më tej kandidati për kryeministër të Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company