Vazhdon përplasja nga distanca mes Jakup Krasniqit e Ramiz Ladrovcit


E diel, 1 Korrik 2018

Prishtinë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi si duket i është kundërpërgjigj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me vargje poetike, ku mes tjerash shkruan “U ngut një bandill, në fakt qe një debill, që deshi të bëhet mbret, s’diti tjetër pos të pellet”.
Lladrovci përmes një shkrimi publik, sot i ka kërkuar Krasniqit që të mos merret me emrat të mëdhenj, por ta le politikën e “t’i kthehet kosës”. “Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit.

Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë”, ka shkruar Lladrovci.

Krasniqi me postimin e poezisë, nuk shkruan se i kundërvihet Lladrovcit, por nga përmbajtja e poezisë, nënkuptohet se është një përgjigje e tij.

Poezia Epitaf e poshtuar në Facebook nga Krasniqi:

EPITAF

U ngut një bandill

Në fakt qe një debill

Që deshi të bëhet mbret

S’diti tjetër pos të pëllet

Shkeli mbi çdo vlerë

Në dimër e në verë

Tek bëri karrierë thuaja

Stolisur me pupla të huaja

Lapidarin aq fort e desh

Por me injorancë u mvesh!

Sa keq për kombin kjo godet

Medet! Medet! Medet!

Etiketa: , ,
Të fundit