Vazhdon seanca e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së


E premte, 28 Tetor 2016

kuvendi

Prishtinë – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot për të miratuar Rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së.

Seanca e djeshme, e cila filloi në ora 11:00 dhe përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, u përshkua me tone përkrahëse ndaj luftës së UÇK-së, kundërshtim të dënimit që u është shqiptuar Grupit të Drenicës dhe luftëtarëve të tjerë dhe me akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës.

Në rezolutën e harmonizuar nga Grupet parlamentare të pozitës, thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Të fundit