Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj


E hënë, 12 Tetor 2026
Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, në objektet ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vend ngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar te dalin edhe inspetorët e punës.

Për te gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit