E mërkurë, 20 Maj 2015
Tiranë – “Me vjen mirë, që pas tre javësh, kërkesë ditore, dje kemi pasur një gjysmë PO-je nga kandidati tjetër për të pasur një debat dhe unë mendoj se meriton një duartrokitje dhe ky është një lajm shumë i mirë”, u shpreh Veliaj.
“Madje, për ta marrë gjysmën e PO-së sit ë plotë, unë jam gati ta pres kandidatit tjetër nesër në orën 9 të darkës në televizionin më të madh të Shqipërisë.”
Dje, kandidati i koalicionit të djathtë, Halim Kosova duke folur për ftesën e kundërshtarit të tij për përballje televizive pranoi një sfidë të tillë me kushtin që të diskutohet për projekte. “Mu më hyn në punë që në çdo moment të ditës e të natës, i përballur me shumë halle të mendoj një zgjidhje. Nuk është koha për llafe boshe e batuta. Nëse është fjalë për të debatuar për një projekt në të mirë të qytetarëve më ka në fushë të betejës, e nuk dal pa fitore”, u shpreh Kosova.
Etiketa: erion veliaj, Halim Kosova, Shqipëri, Tiranë, Zgjedhjet