E enjte, 16 Korrik 2026

Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati, ka folur për Klankosova.tv pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Supreme për Edmond Lajçin.
âNuk deklarohemi më për media. Prej këtij momenti, heqim dore nga drejtësiaâ, u shpreh ai.
Edmond Lajçi, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella, është dënuar me 30 vjet burgim nga Gjykata Supreme. Lajmin e kanë konfirmuar burimet për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.
Lajçi ishte i akuzuar se më 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, e ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët.
Kurse, ditën kritike, Lajçi kishte shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës dhe si pasojë e kësaj të shtëne është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës.
Atë ditë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte paraqitur në Stacionin Policor të Pejës, ku vetë kishte njoftuar se “e vrava gruan”.
Vrasja e Gjyljeta Ukellës: Supremja e zbut dënimin, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për Edmond Lajçin
Burimi: klankosova
