E mërkurë, 28 Qershor 2017
Rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje ndërkohë që policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 27.06.2017-15:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale në një mobilieri dy vëllezër meshkuj k-Shqiptarë janë rrahur mes veti, ku njëri ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, transmeton Express.
Etiketa: Kosovë, Prishtinë, therje