Vendbanimet që do të mbesin pa energji elektrike prej 2 deri në 5 ditë !


E martë, 18 Gusht 2015

Banorët e fshatit Cërnjan të Gjakovës do të mbesin dy ditë pa energji elektrike për shkak të punimeve në ndërtimin e linjës interkonektive që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Kurse, fshati Orllat i Drenasit do të mbetet pa energji elektrike pesë ditë.

Sipas një njoftimi të KOSTT-it, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve më 20 dhe 21 gusht, nga ora 08:00-11:00, si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë).

Gjithashtu, nga data 20 deri më 25 gusht, duke filluar nga ora 08:00 dhe deri në 11:00, si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Orllati.

“Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri. Gjatë kohës së lartcekur institucionet dhe qytetarët që furnizohen nga LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë) dhe LP 10 kV Orllat do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MË)”, thuhet në njoftimin KOSTT-it.

Etiketa: ,
Të fundit