Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vendet e Gjirit e quajnë FETÖ-n një organizatë terroriste

Prizren Post | 21:09 - 13.10.2016

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahrejnit dhe Omanit, e kanë cilësuar FETÖ-n një organizatë terroriste. Veç konsiderimit të kësaj organizate si të tillë, ata kanë shprehur mbështetjen për tërë veprimet e ndërmarra nga qeveria turke kundër saj.

Vendimi, i paralajmëruar javë më parë, është marrë në një takim të zhvilluar në Riad, ku ka marrë pjesë dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushogllu.

Në një deklaratë të përbashkët të shteteve të Gjirit, kërkohet në të njëjtën kohë adoptimi i strategjive të reja në luftën ndaj terrorizmit që buron nga organizime të tilla pseudofetare si Organizata Terroriste Gyleniste.

Të gjithë kryediplomatët janë shprehur në përkrahje të stabilitetit të Turqisë, duke i dënuar sulmet ndaj saj si nga PKK-ja, ashtu dhe nga organizata të tjera terroriste. Po ashtu është nënvizuar e drejta e Turqisë për t’u mbrojtur.


Arivisti Company