“Vendimi i Kushtetueses mundëson vetëm ndryshime kozmetike të marrëveshjes për AKS-në”


E enjte, 24 Dhjetor 2015

Prishtinë – Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, i cili është duke u gjykuar për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000, ka komentuar vendimin e Kushtetueses së Kosovës lidhur me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe (AKS).

Ai ka thënë se konstatimi i Kushtetueses është formuluar ashtu që t’i mundësojë Qeverisë së Kosovës disa ndryshime, “më shumë të natyrës kozmetike”. Por, ai, siç njofton Tanjug, dyshon se do të ketë ndryshime thelbësore në raport me marrëveshje që është arritur Bruksel për AKS-në, transmeton Koha.net.

Ivanoviq po ashtu ka vlerësuar se është “deplasuar ftesa e Gjykatës Kushtetuese për barazi të të gjitha bashkësive në Kosovë”, duke theksuar se është e qartë se vetëm bashkësia serbe është e rrezikuar.

Etiketa: ,
Të fundit