Vendimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë është hap i madh për perspektivën europiane


E mërkurë, 27 Qershor 2018

Luksemburg – Për herë të parë pas vitit 2015 Këshilli i BE-së mbrëmë solli vendime për zgjerim, të cilat tregojnë hap të madh për perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë, deklaroi zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva pas takimit në Luksemburg në të cilin u zgjodh që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

“Nuk do ta fsheh se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim jashtëzakonisht të mirë për gjithë Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët në rajon. Ky vendim jo vetëm se e rrit besimin në BE, por tregon se i plotësojmë obligimet të cilat i ndërmarrim ndaj qytetarëve në këtë rajon, ndërsa perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm deklarative. Ky është vetëm fillimi, procesi do të fillojë, ka shumë punë që duhet bërë”, deklaroi Zaharieva e cila e kryesoi takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së.

Sipas saj, konstatimet japin perspektivë shumë të qartë kohore dhe përcaktor konkret për të dyja shtetet – Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ajo sqaroi se procesi për fillimin e negociatave mund të fillojë zakonisht 6-7 muaj pas vendimit të Këshillit.

“Personalisht do të doja të shikoja zgjidhje më të guximshme, por zgjidhja e mbrëmshme u soll me shumë vështirësi dhe shënon hap të madh ndaj perspektivës evropiane për të dyja shtetet”, theksoi Zaharieva./portalb.mk

Etiketa: , , ,
Të fundit