E martë, 9 Qershor 2015
Prizren – Në Pallatin e Drejtësisë ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Ramadan Mujës dhe të akuzuarve tjerë, zyrtarë komunale të komunës së Prizrenit të cilët janë dënuar për korrupsion nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Mbrojtja dhe të akuzuarit kanë paraqitur faktet e tyre në lidhje me ankesën që kanë bërë në Gjykatën e Apelit me të cilën kanë kërkuar lirimin e tyre nga aktakuza.
Kryetari i Trupit Gjykues u ka thënë palëve se vendimi do të merret ditëve të ardhshme.
Ramadan Muja është dënuar me dy vjet burg ndërsa me burg janë dënuar edhe zyrtarët tjerë të komunës së Prizrenit.
Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Etiketa: Prizren, ramadan muja