E mërkurë, 22 Janar 2014
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 100 mijë euro për organizimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, u formua edhe Komisioni organizativ që do të udhëhiqet nga Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe pjesë e komisionit do të jenë edhe anëtar të institucioneve të tjera.
Po ashtu, në këtë mbledhje të qeverisë është marrë vendimi për aplikimin e masave të reciprocitetit për regjimin e vizave me Bosnje dhe Hercegovinën.
Etiketa: Bosnja, Kosovë, Qeveria, Vizat