Vërshime në Arabinë Saudite


E hënë, 18 Nëntor 2013

Rijad, 18 nëntor – Të paktën tre persona kanë humnbur jetën si pasojë e shiut që ra të shtunën në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Rijad.

Në këtë qytet me pesë milionë banorë shi bie mesatarisht një ose dy herë në vit, ndërsa të shtunën pas dy orësh të reshura shiu, rrugët dhe objektet janë përmbytur duke shkaktuar edhe te vdekur.

Riadi nuk ka sistem adekuat të kullimit të ujërave të cilat akumulohen nga reshjet, banorët të tronditur ishin të detyruar të bëjnë çdo gjë nga vetja për t’i tejkaluar një numër të problemeve që ka shkaktuar shiu. Interneti është vërshuar me foto dhe video të cilat kanë ilustruar situatën në të cilën janë gjendur.

Probleme në trafik janë regjistruar në çdo pjesë të qytetit, ndërsa autoritetet u detyruan t’i mbyllin shkollat ​​dhe universitetet. Banorët janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa uji të tërheqet, raporton Al Arabiya TV. Temperatura gjatë natës ka rënë në 24 gradë.

Duket e absurde se si është e mundur të ndodhë që në një qytet ku më së shumti dy herë në vit ka të reshura shiu, të ketë vërshime dhe të shkaktojë mbytje njerëzish.

Përmbytjet në Arabi kanë shkaktuar vdekjen e gjashtëmbëdhjetë personave, ndërsa tre persona thuhet se janë të zhdukur, raporton FENA.
Përmbytjet e shkaktuara nga të reshurat rekorde të shirave në shkretëtirën e Arbaisë Saudite janë shënuar në 25 vitet e fundit.

Ushtria dhe Mbrojtja Civile janë mobilizuar për të përballuar problemet e shkaktuar. Raportohet për 5015 aksidente ndërsa 98 njerëz kanë mbetur të bllokuar./PrizrenPost/Ismet Azizi/

Etiketa: ,
Të fundit