Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Veseli e fton Gjuriqin të jetojë në Kosovë

Prizren Post | 16:29 - 03.09.2015

Prishtinë – Veseli deklaroi se prej kur Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, “asnjë problem i madh ndëretnik nuk ka ndodhur”.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po zhvillohet në Mitrovicë ka thënë se komunikimi i përbashkët në mes serbëve dhe shqiptarëve është rruga e vetme drejt shtendosjes së raporteve në mes dy vendeve
Veseli deklaroi se prej kur Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, “asnjë problem i madh ndëretnik nuk ka ndodhur”.

“Të bashkëbisedojmë që të krijojmë komunikim e mundësi, jo vetëm në politikanët, por edhe qytetarët mes vete”.
“Kemi shumë pak serbë të ikur nga Kosova, dhe në fshatrat e Graçanicës e Shterpës, serbët janë integruar duke iu falënderuar politikanëve serbë në qeverinë e Kosovë, që kanë komunikuar me shqiptarët dhe bashkë kemi arritur në një situatë stabile”, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka asnjë incident ndëretnik, përjashto Mitrovicën Veriore”, ka deklaruar Veseli.

Ai i ka bërë thirrje Marko Gjuriqit, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që të zhvendoset në Kosovë me banim.

“Ejani jetoni në Kosovë, do t’i njihni më mirë edhe problemet. Mitrovica sot është vend i varfër, serbët e shqiptarët jetojnë shumë të varfër”, është shprehur ai./RTK/


Arivisti Company