Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Veseli: ‘Fillimi i ri’, paketë stimuluese për ata që punësojnë gratë dhe të rinjtë

Prizren Post | 17:57 - 24.05.2017

Gjithashtu u përmend edhe krijimi i një Agjencioni për Zhvillimin Ekonomik që do të mbështeste bizneset ekzistuese, do të nxisë investimet e huaja dhe do të përkrahë eksportet.  

Gjithashtu u tha se në bujqësi do të investohet në sistemin e ujitjes por edhe në subvencionimin e produkteve të përpunuar. 

Derisa Besim Beqaj ka prezantuar disa elemente për mbështetje të bizneseve. Në këtë drejtim ai ka përmendur krijimin e një Gjykate Ekonomike, që do të trajtojë shpejt lëndët që kanë të bëjnë me bizneset, në mënyrë që të mos krijohen vonesa të mëdha dhe që vështirësojnë funksionimin e tyre. 

Gjithashtu ai përmendi krijimin e një fondi për grante për të rinjtë që të krijojnë biznese. Po ashtu tha se do të ketë 0 akcizë për naftën. 

Beqaj përmendi edhe krijimin e një fondi të rrezikut për kreditim. Ish deputeti përmendi edhe krijimin e sistemeve të sigurimeve bujqësore, për të kompensuar dëmet në bujqësi. 


Arivisti Company