E diel, 8 Maj 2016
Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka filluar ditën e parë si kryetar, i mbushur me entuziazëm dhe krenar për mbështetjen që i është dhënë.
Ja postimi i plotë i Veselit në facebook:
Jam shumë i gëzuar e mirënjohës për urimet e panumërta që më kanë ardhur nga brenda e jashtë vendit. Sot e nisa ditën e parë si Kryetar i Partisë Demokratike, i mbushur me entuziazëm dhe krenar për mbështetjen që më keni dhënë. Sot pasdite ju mirëpres në Pallatin e Sporteve të Prishtinës për të vazhduar punimet e ditës së dytë të Konventës së Shtatë Zgjedhore. K.V
Etiketa: Kadri Veseli, Partia Demokratike