Veseli një ditë fyen opozitën, tjetrën ditë e lut për unitet


E diel, 30 Dhjetor 2018

PRISHTINË – Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli një ditë e fyen opozitën, tjetrën ditë e lut për unitet dhe një herë tjetër kacafytet me ndonjë deputet.

Sipas Hotit, unifikimi arrihet me pranimin e përgjegjësive që secili i ka në kapacitetet e tij ose saj.

“Kadri Veseli duhet i pari ta pranoja përgjegjësinë për dështimet që koalicioni PAN i ka sjellë Kosovës gjatë këtij viti”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Ai duhet ta pranojë se koalicioni PAN nuk ka fuqi të qeverisë në mënyre demokratike me Kosovën”.

“Ai duhet ta pranojë se si Kryetar i Kuvendit ka dështuar të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit, pasi të gjitha seancat e sesionin vjeshtor, nga data 13 shtator 2018 e këndej, janë të hapura”.

Sipas tij, Kosovës i duhet qeverisje që punon për 20 vitet ardhshme, e jo politikanë oportunist që çdo veprim të tyre e peshojnë në raport me votat e mundshme në zgjedhjet e ardhshme.

Etiketa: , , , ,
Të fundit