E premte, 26 Maj 2017
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK’së, në një postim të tij në facebook. Me këtë rast, Veseli tha se shëndetësia ka nevojë për reformë.
“Jam i bindur se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë – e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës.”, ka shkruar në facebook bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA.
“Sot u ndala për një kontroll të shkurtër tek klinika dentale “Advanced Medical Center”. Stafi ishte tejet profesional, shembull i një praktike të standardeve perëndimore. Fillimi i Ri i konsideron mjekët aset nacional dhe do të dedikojë resurse dhe kohë që shëndetësia e Kosovës të reformohet thellësisht. Qytetarët duhet të jenë në fokus të sistemit shëndetësor, e jo kontrabanduesit e barnave”, shkruan Kadri Veseli.
Etiketa: Veseli