Vetëm një kandidat për zgjedhjet në Mitrovicën Veriore


E mërkurë, 29 Janar 2014

Vetëm një parti politike, deri më tani, ka paraqitur kandidatin e saj për zgjedhjet e reja për kryetar komune të Mitrovicës së Veriut, njoftojnë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve në Zyrën për regjistrim dhe certifikim të partive politike në Komision Qendror të Zgjedhjeve, për të hyrë në garë për kryetar të Mitrovicës së veriut, përfundon ditën e mërkurë në orën 24:00.

Por, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri në orën 13:50, të ditës së sotme, vetëm një parti politike ka dorëzuar aplikacionin në Zyrën për regjistrim dhe certifikim.

“Mund t’ju konfirmoj se deri në këto momente kemi pranuar edhe aplikacionin e parë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut. Behët fjalë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka bërë aplikimin në Zyrën për regjistrim dhe certifikim të partive politike”, ka theksuar Elezi.

Të fundit