Vetëm për një muaj u regjistruan mbi 1 mijë ndërmarrje të reja


E hënë, 1 Qershor 2026
Vetëm për një muaj u regjistruan mbi 1 mijë ndërmarrje të reja

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 124 ndërmarrje.

Në Prill 2026 krahasuar me muajin paraprak, ka rënie për 16.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rënie për 1.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 274 (24.4%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 144 (12.8%), Prodhim me 108 (9.6%), Ndërtimtari me 108 (9.6%), etj.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 118 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 6 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha” (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të rajoneve:

Rajoni i Prishtinës prinë me 550 ndërmarrje të regjistruara (48.9%),

Rajoni i Prizrenit me 131 (11.7%),

Rajoni i Ferizajt me 125 (11.1%),

Rajoni i Pejës me 92 (8.2%),

Rajoni i Gjilanit me 83 (7.4%),

Rajoni i Mitrovicës me 82 (7.3%)

dhe Rajoni i Gjakovës me 61 (5.4%).

Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndërmarrje të cilat u regjistruan.

Sipas të dhënave të ASK gjatë këtij muaji përveç ndermarrjeve të reja të cilat u regjistruan, kishte dhe ndërmarrje të cilat u shuan. Sipas ASK-së gjatë muajit prill, numri i ndërmarrjeve të shuara sipas regjioneve dhe seksioneve të aktiviteteve ekonomike ishte 107.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit