Veteranët nisin protestën


E hënë, 3 Gusht 2015

Organizatorët paralajmërojnë se protesta me gjasë nuk do të zgjasë vetëm një orë, por aty do të jenë deri në një vendim tjetër.

Mbi 50 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë grumbulluar para Teatrit Kombëtar, në protestën e paralajmëruar me kërkesën për “përfundimin e listave të veteranëve” dhe çështjen e Speciales, për të cilën Kuvendi në këto moment po diskuton.

Organizatorët paralajmërojnë se protesta me gjasë nuk do të zgjasë vetëm një orë, por aty do të jenë deri në një vendim tjetër. Deri tani ata nuk kanë paralajmëruar ndonjë aktivitet protestues, përveç që do të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë, duke besuar se kërkesat e tyre do të gjejnë zgjidhje.

Kujtojmë se arsye për protestën e sotme të veteranëve, janë vonesat e, siç thonë organizatorët, “të pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të luftës”.

Gjithashtu, sipas tyre arsye tjetër për protestë është edhe kërkesa për zbatimin e ligjit për veteranët e luftës. /KosovaPress/

Etiketa: , ,
Të fundit