E premte, 14 Gusht 2015
Lëvizja Vetëvendosje po kërcënon se do ketë veprime radikale nëse në Kosovë krijohet Asociacioni i Komunave serbe.
Madje gjatë konferencës së sotme nënkryetari i kësaj lëvizje Driton Çaushi, u bëri thirrje edhe qytetarëve që t’u bashkëngjiten veprimeve të tyre.
“Protesta do të jetë vetëm njëra nga metodat për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Do të ketë edhe veprime tjera radikale”, ka thënë Çaushi.
Në këtë konferencë në Vetëvendosje folën edhe për marrëveshjen e fundit për policat kufitare, ku kjo lëvizje thotë se marrëveshja për policat kufitare nuk dëshmon asgjë tjetër, veçse faktin se kryeministri Isa Mustafa po ndjek rrugën e Hashim Thaçit.
“Maltretimi i qytetarëve po bëhet me çmimet e larta të tarifave që ata duhet të paguajnë. Kjo marrëveshje dëshmon se Kosova po heq dorë nga subjektiviteti i vet”, tha Çaushi gjatë kësaj konference./KosovaPress/
Etiketa: driton çaushi, Vetëvendosje