Vetëvendosje bojkotoi zbulimin shtatores


E premte, 27 Shtator 2013

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit Rugova, nuk u pa asnjë personalitet nga Lëvizja Vetëvendosje, madje as kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës, nga kjo lëvizje, Shpend Ahmeti.

Lidhur me bojkotimin e ceremonisë së zbulimit të shtatores së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, Vetëvendosje nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Ndryshe, zyrtarë të komunës së Prishtinës kanë deklaruar se i kanë ftuar të gjitha personalitetet dhe përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, për këtë ceremoni.

Në anën tjetër, pas përfundimit të ceremonisë kandidati për Prishtinën, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri u pa duke vendosur lule pranë shtatores së sapo inauguruar të presidentit Rugova.

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit historik të Kosovës, morën pjesë shumë personalitete të ndryshme nga jeta politike e kulturore e fetare në vend, duke filluar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ministrja Vlora Çitaku, ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka e të tjerë. /Telegrafi/

Etiketa: , ,
Të fundit