Vetëvritet autori i vrasjes së dyfishtë në Shijak


E diel, 27 Shtator 2015

Shijak – Artan Petova, autori i vrasjes së bashkëshortes dhe vjehrrit mëngjesin e sotëm në Shijak, është vetëvrarë duke u hedhur nga antena e radiostacionit ku kishte hipur pas kryerjes së krimit.

Forcat e policisë negociuan për disa orë me 41-vjeçarin në përpjekje për ta bindur të zbriste, duke ia afruar edhe fëmijët, por ai nuk ka pranuar duke i dhënë fund jetës pak para mesditës.

Policia nuk është afruar dot, pasi Petova kishte me vete armën e krimit, ndërsa dëshmitarët thonë se ai mbante në dorë edhe një shishe.

Etiketa: ,
Të fundit