Vetura godet një fëmijë në Prizren

Prizren – Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë është goditur mbrëmë nga një veturë në rrugën “Kadri Zeka” në Prizren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veture , ne rrethana te panjohura ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull K-Shqiptar (fëmijë). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne spitalin e Prizrenit ,ku më pas lirohet në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Leave a Reply