Vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë është realizuar në plotëni


E shtunë, 30 Janar 2021

PRISHTINË – “Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendose, Përparim Kryeziu, ka thënë se numri një në listën e VV-së, Albin Kurti si dhe numri dy, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një vizitë në Mitrovicë sot.

Sipas tij, Vizita e Kurtit dhe Osmanit, nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur”.

“Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë”.

“Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”.

Etiketa: , , , ,
Të fundit