Vizita e Stoltenbergut në Kosovë demonstron përkushtimin e NATO-s për sigurinë tonë


E diel, 19 Nëntor 2023

PRISHTINË – Sekretari i Përgjithshme të NATO-së Jens Stoltenberg, të hënën do të ketë vizitë në Kosovë.

Kjo sipas kryeministrit Albin Kurit, vërteton se siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n.

“Vizita e ardhshme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në Kosovë demonstron përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Sipas Kurtit, për ta siguruar paqen në Bllkanin Perëndimor, NATO duhet dhënë Kosovës statusin kandidat që të bëhet anëtarë e NATO-së dhe BE-së.

“Me ekspozimin zyrtar të synimit të Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit Kosovës për në BE- dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.

Etiketa: , , , ,