Vjosa Osmani i shërben Albin Kurtit


E mërkurë, 16 Qershor 2021

PRISHTINË – U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj duke komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke i shërbyer kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hoxhaj tha se shkarkimi i Dakës është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

“Vetëm mënyra se si është shkarkuar Valdete Daka është manifestim i një mendësie dhe qasje autoritare. Bëjnë përpjekje që ta kontrollojnë mënyrën e menaxhimit të procesit zgjedhor, bëjnë përpjekje që të kontrollojnë mediet e pavarura, ekonominë e lirë të tregut”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se “Presidentja Osmani është e nominuar nga zotëri Kurti dhe i shërben Kurtit. Aty nuk ka kurrfarë dyshimi dhe mendoj se këtë e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Hoxhaj për Telegrafin.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit