Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vjosa Osmani lëshoi takimin me Flora Brovinën

Prizren Post | 13:15 - 08.10.2014

Prishtinë – Përfaqësuesja e Bllokut Vjosa Osmani e cila ka marrë pjesë në takimin konsultativ që e ka thirr kryesuesja Flora Brovina, ka dalë nga takimi pasi ka deklaruar aty se Blloku do të mbajë seancën nesër dhe se Brovina nuk ka të drejtë të thërrasë konsultime.

“Unë isha këtu të tregoj qëndrimin e 62 deputetëve. Unë mendoj se në Kuvend duhet të dëgjohet qëndrimi i deputetëve e jo nëpër zyre të mbyllura”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se Blloku është duke e shqyrtuar edhe mundësin që të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese pikën 127 të interpretimit.

Osmani ka thënë se liderët nuk kanë nevojë t;i përgjigjen kësaj kërkese.

“Isha e autorizuar që në emër të nënshkruesve të kërkesës për thirrje të seancës, që vetëm ta paraqes këtë qëndrim dhe të dalë nga takimi. Natyrisht që liderët e Bllokut nuk e kanë pranuar ftesën për takim sepse ne mendojmë që vetëm presidentja ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë” ka thënë Osmani./Zeri/


Etiketa:
Arivisti Company