Vjosa: Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë


E shtunë, 6 Qershor 2020

PRISHTINË – Vendimi për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga ane e qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti tërhoqi shume vëmendje edhe te kryekuvendarja Osmani.

Ajo reagoi me një postim në rrjetin social Facebook:

“Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë.

Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.” reagoi Vjosa Osmani.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit