Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vlerësimi momental i bisedimeve nga Brukseli: “Takim tmerrësisht i keq”

Prizren Post | 13:02 - 02.02.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Bruksel – Raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dështoi në tërësi. Atmosfera përshkruhet si shumë e keqe.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, si dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nuk dolën fare para gazetarëve.

Burimet e Deutche Welles thonë se takimi ka dështuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë rezultat.

Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hir të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta.


Etiketa:

Bëni një koment