Vodhi mikrofonin e hoxhës, kapet hajduti i xhamive në Korçë


E premte, 26 Tetor 2018

KORÇË – Policia e Korçës arrestoi hajdutin e xhamisë. Pablo Hazisllari, 23 vjeç nga Maliqi, ishte kapur nga kamerat e sigurisë pasi doli nga xhamia e “Lagjes 7” në Korçë, ku ka vjedhur mikrofonin e hoxhës dy ditë më parë.

Hazisllari dyshohet të jetë një prej autorëve të grabitjes së 6 xhamive në Korçë, ditët e fundit. Klerikët, më shumë sesa për vlerat materiale që janë vjedhur, janë të shqetësuar për dhunimin e objekteve të kultit.

Hajdutëve nuk u kanë shpëtuar as xhamitë e Bilishtit dhe fshatit Dishnicë. Vjedhja e objekteve të kultit, si ato myslimane dhe të krishtera, në Korçë ka ndodhur vazhdimisht, njofton TCH.

Etiketa: , , ,
Të fundit