Vrasësja Klinton përballë ekstremistit Tramp


E hënë, 15 Gusht 2016
Isa MYZYRAJ

Isa MYZYRAJ

Populli amerikan së shpejti do të shkojë në zgjedhje presidenciale për të zgjedhur presidentin e ri të tyre, njëherësh personin më të pushtetshëm në botë. Si rrallëherë më parë përballja për këtë post do të jetë përtejse e vështirë edhe shumë e ashpër,

Kushtëdo që në janar të vitit 2017 do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, dhe do të marrë zyrtarisht postin e presidentit, SHBA-ja do të ketë një udhëheqje mjaft kritike e për pasojë bota pritet të marrë tjetër drejtim.

Hillari Klinton gruaja e ish-presidentit Bill Klinton, ish-sekretare amerikane e shtetit do të përballet dhëmbë për dhëmbë me Donald Trampin një supermilardier me një prejardhje të varfër familjare, e të dy sot synojnë majën e pushtetit të tyre.

Vrasësja Klinton ka harruar terrorin dhe vrasjet e saj në Libi, ku promovoi vrasjen e Gadafit, dhe vrasjen e mijëra njerëz në Libi, duke iu dërguar të gjitha llojet e armëve të tmerrshme me miratimin e SHBA-ve, të ashtuquajturëve rebelëve sirianë, për të vrarë njerëz atje, thotë profesori i mirënjohur amerikan Leë Racëell, por këto vrasje nuk i harron historia çka do të bëjë që nëse Klinton fiton zgjedhjet në krye të Amerikës të jetë një vrasëse e mirëfilltë,që duhet të ndështohet jot ë vlerësohet.

“Ish-sekretarja e shtetit i ka duart e përlyera me gjak dhe duhet të shkojë në burg për të paguar krimet që ajo ka bërë ne vend” thuhet në një libër nga një autor amerikan, që në relacione të gjata tregon agresivitetin e kësaj gruaje që dikur ka vrarë e sot synon të vendos paqen në botë.

Nga ana tjetër Donald Tramp, një ekstremist i thekur, që nganjëherë shkon edhe përtej terrorit. Gjatë fushatës së tij kemi vërejtur se Trampi që me të drejtë disa e quajnë “Trap” nuk ka kuryer asgjë kundra miliona njerëzve, ai ka thënë se do të “pastrojë” Amerikën, do të përzë emigrantët, muslimanët e të gjithë grupet që sigurisht nuk i sjellin fitim Trampit.

Trampi për të shfaqur hapur agresivitetin e tij në fushatën e tij tha që “do të vras të gjithë familjarët e terroristëve nëse zgjidhem president” kjo tregon fare mirë që politikat e tij janë ekstreme, këtë e vërejmë jo vetëm në këtë rast por edhe në pothuajse të gjitha tubimet e tij elektorale.

Hillari Klinton dhe Donald Tramp që të dy kandidatë tanimë zyrtarë për president të SHBA-së janë e keqja mbi të keqen, dhe terrori mbi ekstremizmin.

Tanimë një gjë është e sigurtë, bota ose do të ketë më shumë vrasje ose më shumë ekstremizëm dhe këtë gjë e kanë në dorë vet amerikanët, që në zgjedhje duhet të zgjedhin nëse bota do të ketë më shumkë vrasje apo më shumë ekstremizëm, do të zgjedhin mes vrasëses Klinton dhe ekstremistit Tramp.

Të fundit