Vrasja e Klodian Rashës, dorëhiqet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

TIRANË – Pas vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen.

Ka qenë fillimisht kryeministri Edi Rama i cili ka njoftuar se Lleshaj i ka dhënë dorëheqjen që ditën kur ndodhi ngjarja, por sipas tij i ka kërkuar që të priste për një takim ballë për ballë.

Së fundmi ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka reaguar në rrjetet sociale duke dhënë arsyet e dorëheqjes së tij, ku mes të tjerash shkruan se Klodiani u vra padrejtësisht.

Etiketa: , ,

Leave a Reply