E premte, 4 Gusht 2023
FERIZAJ – Dardan Krivaça është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Dardan Krivaça i cili akuzohet se ka vrarë Marigona Osmanin është dënuar sot me burgim të përjetshëm pasi që është gjetur fajtor nga gjykata e Ferizajt.
Dardan Krivaça akuzohet për vrasjen mizore dhe dhunimin e Marigona Osmanit kurse gjykata e shpalli fajtor për të dy veprat.
Arbër Sejidu për ndihmë në kryerjen e vrasjes u dënua me 15 vjet burgim. Ndërsa nga akuzat për dhunim dhe ndihmë në dhunim Krivaça dhe Sejdiu janë liruar.
Rrethanë rënduese për Krivaçën gjeti shkallën e lartë të përgjegjësisë, rrezikshmërinë shoqërore, veprën e ka kry me paramendim nga motivi i xhelozisë.
Trupi gjykues ka bërë rikualifikimin e veprës për Arbër Sejdiun nga vrasja e rëndë në ndihmë në kryerjen e vrasjes.
Krivaça akuzohet se me dashje dhe në bashkëkryerje me Arbër Sejdiun e privojnë nga jeta të ndjerën Marigona Osmani. Me të njëjtën, Krivaça ka qenë në lidhje jashtëmartesore. Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.
Etiketa: Aktuale, Arbër Sejdiu, Dardan Krivaça, Gjykata Themelore Ferizaj, Kosovë, Marigona Osmani