Vritet kapiteni i ekipit kombëtar të Afrikës së Jugut


E diel, 26 Tetor 2014

Johannesburg – Senzo Meyiwa, 27 vjeç, u qëllua dhe u vra në vendbanimin e quajtur Vosloorus në periferi të Johannesburgut.

Raportohet se portieri i klubit Orlando Pirates ndodhej në shtëpinë e të dashurës së tij, kur të shtënat tragjike ndodhën.

Ka raporte të pakonfirmuara se një burrë u përpoq të marrë telefonin e tij celular përpara hapjes së zjarrit.

Ai u deklarua i vdekur pas mbërritjes në spital.

Meyiwa ishte aktiv në natën e së shtunës ku ndihmoi skuadrën e tij që mundi Ajax Cape Town me rezultat 4-1.

27 vjeçari ishte një nga lojtarët më të lartë të Afrikës së Jugut dhe s`kishte pranuar ende asnjë gol në katër ndeshjet eliminatore në Kupën Afrikane të Kombeve./Prizren Post/

Etiketa: ,
Të fundit