E enjte, 23 Korrik 2015
Sot pasdite është vrarë pretendenti kryesor për kryetar dege të BDI-së në Kumanovë, Xhemail Rexhepi-Komandat Shqiponja.
Në këtë sulm lëndime më të rënda në zemër ka marrë edhe ish ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën.
Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur e zgjedhjen e kryetarit.
Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.
Vrasjen e Xhemail Rexhepit e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
Etiketa: Komandant Shqiponja, kumanove, Maqedoni, Xhemail Rexhepi