Vuajtjet e refugjatëve sirianë në Egjipt pas grusht shtetit !


E martë, 10 Shtator 2013

Gjatë dy viteve e gjysmë konflikti mes regjimit të Bashar al Asad dhe opozitës në Siri, më shumë se dy milionë njerëz kanë ikur nga vendi dhe shumica e tyre kanë filluar të jetojnë si refugjatë në Jordani , Liban dhe Turqi.

Egjipt gjithashtu mori pjesën e vet të refugjatëve, ku aktualisht më shumë se 300.000 njerëz janë strehuar atje. Ata u pritën ngrohtësisht në Egjipt deri kohët e fundit, në kohën kur presidenti Muhamed Mursi ishte në pushtet. Vëllazëria Myslimane dhe grupet e tjera islame mbështetën luftën kundër regjimit të Bashar al- Asad.

Siç është raportuar nga New York Times, refugjatët sirianë kishin vlerësuar në masë të madhe ndihmën nga Egjipti.

Por, pasi grushti ushtarak e mori pushtetin dhe qytetarët u dezinformuan nëpërmjet provokimeve mediale, sirianët nuk po priteshin më me ngrohtësinë e dikurshme nga ana e qeverisë. Si pjesë e fushatës së diskreditimit dhe propagandës kundër Mursit dhe Vëllazërisë myslimane, ishte edhe paralajmërimi i ushtrisë rreth faktorëve të jashtëm të cilët “destabilizuan” vendin. Egjiptin ishte i rrethekuar nga media mbytësë ksenofobe, ndërsa mediat objective u mbyllën dhe u dëbuan. Pati media të tilla që bënin thirrje për dëbimin e sirianëve, pasi sipas tyre, ata nuk ishin të aftë të zgjidhnin problemet në vendin e tyre. Për më tepër, lavdërimi i ushtrisë së Asadit nga disa përkrahës të qeverisë së grusht shtetit ka rritur ndjenjën e pasigurisë te refugjatët.

Pasi një numër i kufizuar i tyre janë të sulmuar fizikisht, shumë sirianë kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë në publik . Disa u përpoqën të largohen nga Egjipti për në Liban, Turqi ose Jordani , duke përkeqësuar krizën rajonale të refugjatëve. Ka edhe nga ata që marrin guximin të ikin me anije për në Itali. Për më tepër, qindra sirian janë të arrestuar dhe deportuar nga autoritetet egjiptiane.

Pas përmbysjes së Mursit dhe marrjes së pushtetit nga ana e ushtrisë, sirianët që duan të hyjnë në Egjipt duhet marrë viza . Sipas informacionit të dhënë nga një zëdhënës për agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, pothuajse asnjë sirian nuk ka kërkuar strehim në Egjipt brenda dy muajve të fundit.

Etiketa: ,
Të fundit