Vuçiq kërkoi të ndërhyjnë forcat serbe në Kosovë


E diel, 3 Nëntor 2013

Beograd, Mitrovicë, 3 nëntor – Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç transmeton agjencia shtetërore e lajmeve e Serbisë, Tanjug, ka kërkuar sot nga bashkësia ndërkombëtare që t’i lejojë Serbisë të ndërhyjë 45 minuta dhe të vendos rend pas sulmit të ekstremistëve në vendvotimin në shkollën fillore “Sveti Sava” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nga prania ndërkombëtare në Kosovë nuk ka konfirmim për pranim a refuzim të kërkesës së zëvendëskryeministrit të Serbisë, por dihet se pjesëtarët e OSBE-ës janë larguar nga pjesa veriore e Mitrovicës në orën 17 e 15 minuta me 20 xhipa. Po ashtu janë larguar edhe vëzhguesit e tjerë.

Etiketa: , , ,