Vulin fajëson Prishtinën


E diel, 26 Korrik 2015

vulin

“Prishtina zvarrit çështjet kur është fjala për zgjidhje”, ka thënë ai pas një vizitë në manastirin e Shën Arkangjelit në Prizren.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Prishtina nuk është e gatshme dhe gjithmonë gjenë arsye për të vonuar zbatimin e marrëveshjes për sigurimet e veturave dhe për themelimin e Gjykatës Speciale.
“Prishtina zvarrit çështjet kur është fjala për zgjidhje”, ka thënë ai pas një vizitë në manastirin e Shën Arkangjelit në Prizren.

Ai ka thënë se marrëveshja për sigurimin e automjeteve është lidhur në interes të qytetarëve në Kosovë, për shkak se do të jetë më e lehtë për të komunikuar dhe do të ulen shumat e larta të sigurimit, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina nuk ka nisur zbatimin në ditën e planifikuar dhe po heziton për zgjidhje. Sigurisht që Beogradi nuk është fajtor për anulimin e marrëveshjes për sigurimet, ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur”, ka thënë Vulin.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, Vulin ka thënë se kjo gjykatë është në shërbim të Kosovës dhe se kriminelët duhet zbuluar.

“Ne të gjithë e dimë se krimet janë kryer, nëse i dimë emrat e viktimave pse të mos i dimë edhe emrat e tyre që i vranë ata?” , tha ai.

Të fundit