E diel, 3 Nëntor 2013
Beograd, 3 nëntor – Ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vullin vlerësoi se sonte janë të gëzuar vetëm Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Serbisë, që udhëhiqet nga Vojislav Koshtunica, për shkak të asaj që ka ndodhur sot në veriun e Kosovës, duke theksuar që serbët e kanë lëshuar rastin që qysh sot të zgjedhin kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Vullin në mbledhjen e jashtëzakonshme me gazetarë falënderoi të gjithë ata qytetarë, të cilët, siç u shpreh ai, “kanë dëgjuar shtetin dhe patriarkun dhe të cilët kanë dalë të votojnë në zgjedhjet lokale”.
Ai theksoi që qeveria e Serbisë tashti pret vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor se a do të anulohen zgjedhjet në Mitrovicë, apo vetëm në disa vendvotime, duke shtuar që qeveria serbe nuk do ta braktisë popullin e saj në Kosovë dhe se do t’i përmbushë të gjitha obligimet sipas marrëveshjes së Brukselit.
Etiketa: Aleksandar Vulin, Kosova, Serbia