VV: Opozita ndali gënjeshtrën e Isa Mustafës


E martë, 22 Shtator 2015

Prishtinë – “Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm”, thekson VV.

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit.

“Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm. Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në facebook.

Etiketa: , , ,
Të fundit