Xhaferi: Rival kemi VMRO-DPMNE-në, jo PDSH-në


E mërkurë, 16 Prill 2014

Strugë, 16 prill- BDI në këto zgjedhje rival e ka VMRO-në dhe jo PDSH-në. Këto zgjedhje janë një sprovë se elektorati dhe shqiptarët në Maqedoni i kanë kuptuar si një betejë të fortë politike me VMRO-në nga e cila BDI do të dalë shumë e fuqishme, jo për veten e saj, por për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

Këtë e theksoi bartësi i listës së BDI-së në Njësinë zgjedhore 5, Musa Xhaferi në një takim me strukturat partiake të kësaj partie në Strugë.

Ai ka theksuar se kur mundet që VMRO t’i mobilizojë votuesit e saj të dalin në zgjedhje në masën 80 %, të njëjtën gjë detyrimisht do të duhet ta bëj edhe BDI, në mënyrë që prezenca e shqiptarëve në Parlament të jetë e rëndësishme.

Nga ana tjetër, Ramiz Merko (i dyti në listën e kandidatëve për deputetë pas Xhaferit), tha se struganët e kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve gjë që është reflektuar edhe me mobilizimin e të gjithë aktivistëve e simpatizantëve, por edhe të qytetarëve pro BDI-së.

“Me këtë mobilizim dhe angazhim, i arritshëm nuk është vetëm deputeti i tretë, por edhe ai katërt në Njësinë 5“, tha Merko. Sakaq që shef i Shtabit komunal të BDI-së në Strugë Tair Hani madje të nënvizoj rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe nevojën për një angazhim të vazhdueshëm për të arritur pritshmëritë elektorale dhe politike të BDI-së./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit