E mërkurë, 29 Tetor 2014
Mesfushori shqiptar i Borussia Monchngladbach, Granit Xhaka, në një intervistë për ‘Sport Blid’, ka folur rreth mundësisë për të luajtur përsëri bashkë me ish bashkëlojtari i tij të Baseli, Xherdan Shaqiri.
Ylli shqiptar i Bayern Munich duket se në afatin e janarit do të largohet nga ‘Alianz Arena’ për shkak se ai nuk po gjen hapësirën e duhur në skuadrën e Pep Guardiolas.
Borussia Monchengladbach është një nga klubet që e kërkon Shaqirin. Xhaka i rekomandon Shaqirit që të bëhet pjesë e Monchnegldabach.
“Sigurisht se unë do t’i rekomandoja atij që të vjen në Monchnegldabch. Ai me siguri se do të na ndihmonte. Por ky është vendim që ai duhet ta bëjë dhe po të vinte, ai do të bënte gjënë e duhur”, ka thënë Xhaka.
Xhaka e Shaqiri janë pjesë të Kombëtares së Zvicrës. 22 vjeçari thotë se do të dëshironte që përsëri të jetë në një kub me Shaqirin.
“Unë do të isha i lumtur në çdo rast në qoftë se ne sërish do të luajmë bashkë në një skuadër, kurdo dhe kudo”, tha Xhaka, i cili për shkak të lëndimit të pësuar fundjavën e kaluar do të jetë larg fushës për një muaj.