Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Xhaka: Kjo kombëtare mund ta fitojë Europianin

Prizren Post | 12:38 - 28.02.2016

Lojtari me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, beson në mundësinë që Zvicra të fitojë Kampionatin Evropian që do të organizohet në Francë.

Granit Xhaka beson se Zvicra mund ta fitojë Kampionatin Europian të këtij viti në Francë.
“Pse jo? E vërtetë që ka Kombëtare tjera favorite, që kanë shanse më të tepërta sesa ne.

Por unë nuk kam ndërmend të shkoj në Francë për dhjetë ditë, por për gjithë evenimentin. Me pak fat dhe besim mund t’ia arrijmë qëllimin,” u tha Xhaka gazetarëve të Rheinischen Post, transmeton Olle.

Zvicra ndodhet në një grup me Shqipërinë, Francën dhe Rumaninë.


Arivisti Company