E diel, 1 Maj 2016
Mesfushori i Borussia Mönchengladbach, Granit Xhaka është objektiv i Arsenalit në verën që vjen.
Por, sipas mediave gjermane, është edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich që e do reprezentuesin e Zvicrës.
Prishtinasi, i cili ka bërë një super sezon me Monchengladbach, edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me kalimin tek ‘bavarezët’, por raportohet së Bayern Munich në vitin 2017 do ta blejë ish-yllin e Baselit.
Thuhet se Bayern Munich do të provoj ta bind lojtarin të mos largohet edhe 12 muaj nga Gjermania, në mënyrë që verën që vjen ta blejë mesfushorin shqiptar.
Etiketa: Bayern Munich, Borussia Mönchengladbach, Bundesliga, Granit Xhaka