Xhaka nuk është më kapiten i Gladbachut


E hënë, 11 Janar 2016

Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Borussia Monchenladbach.
Ish-kapiteni i Gladbachut, Martin Stranzl është rikthyer nga lëndimi dhe Xhaka ka thënë se do t’ia japë përsëri shiritin.

“Për mua ka qenë ëndërr e bërë realitet që jam bërë kapiten i Gladbachut”, ka thënë Xhaka.
“Pasi Martin Stranzl u lëndua trajneri Andre Schubert më tha mua se jam kapiten i skuadrës”.
“Tani Stranzl është rikthyer dhe nga respekti i madh që kam për të unë do t’ia japë atij shiritin e kapitenit”, deklaroi Xhaka, transmeton Telegrafi.

Etiketa: , ,
Të fundit